Kosova vazhdon të ketë investime të pakta nga jashtë. Edhe kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19, duket se e ka bërë të veten, duke i reduktuar në minimum investimet nga diaspora.
Erletë Rrustemi
Ramiz Gashi është një investitor i huaj që vepron në Gjermani, i cili vite më parë vendosi të investojë edhe në Kosovë duke hapur kompaninë e ngjyrave dhe fasadave “Relux”, për t’i sjellur vendit prodhimtari, vende të reja pune dhe mundësi për risi.
Mirëpo investitor si Gashi janë të paktë në Kosovë. Kjo sipas pronarit të kompanisë Relux ndodh për shkak të pasigurisë politike në Kosovë dhe tregut të vogël.
“Investimet e huaja në Kosovë nuk janë të mjaftueshme, e sidomos për një vend në tranzicon, në të cilin identifikohen barriera të ndryshme, në radhë të parë pasiguria politike, si ndrrimi i qeverisjeve në vazhdim, tregu jo i gjerë për investim, tregu jo i sigurtë, kuadrot profesionale jo adekuate, mungesa e transperencës dhe llogari dhënies”,ka shtuar Gashi.
Përkundër ligjit për investitorët, pasigurisë politike, infrastrukturës jo të mirë, korrupsionit, statusit të paqartë të Kosovës për investitorët e huaj, Gashi thotë se Kosova posedon një treg ekonomik të mirë.
“Kosova ka një treg të mirë, sepse ka vlerë dhe levrerdi, për shembull në fushën e ndërtimtarisë ka një rritje të madhe të tregut edhe pse është treg i egër, pa plane dhe projekte konkrete”, vlerëson Gashi.
Edhe pse Kosova nuk ka shumë investitorë të huaj, bizneset brenda Kosovës kanë arritur të krijojnë partneritet me vendet e rajonit e më gjerë.
“Kemi bashkëpunime me vende të ndryshme, eksportojmë prodhimet e gatshmme si dhe inportojmë lënden e parë”.
Mirëpo, kjo nuk është duke mjaftuar. Kosova vazhdon të ketë investime të pakta nga jashtë. Edhe kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19, duket se e ka bërë të veten, duke i reduktuar në minimum investimet nga diaspora.
Sipas raportit të Bankës Qendrore e Kosovës, mbi vlerësimin tremujor të zhvillimeve ekonomike 2020, investimet e huaja në Kosovë deri në qershor 2020 arritën vlerën prej 164.7 milionë euro që janë për 48.7 përqind më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Mirëpo ky nivel i rritjes së investimeve të huaja i atribuohet faktit se gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 kompanitë e huaja që operojnë në Kosovë nuk kanë shpërndarë dividentë për aksionarët e tyre, indikacion ky se kriza mund të ketë goditur edhe investitort e huaj përkundër rritjes së tyre.
Në vitin 2019, investimet e huaja në Kosovë morën pjesë me 3.83 për qind të GDP-së.
Sa i përket origjinës së investitorëve të huaj, Shqipëria paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti investime deri në qershor 2020 (32.2 milionë euro), pasuar nga Gjermania (29.2 milionë euro), Hungaria (25.8 milionë euro), Zvicra (25.4 milionë euro), SHBA (13.1 milionë euro).
Sipas Safet Gërxhaliut, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, sundimi i rendit dhe ligjit është aspekti i përbashkët i zgjedhjes së problemit për ekonomi dhe për mbajtjen e investitorëve të huaj.
“Në Kosovë ka pasur raste kur investitorët kanë pasur ide dhe qëllime të caktuara mirëpo për shkak të mos sundimt të ligjit ata janë larguar”, thotë Gërxhaliu.
Një problem tjetër është burokracia e cila, sipas Gerxhaliut, i ka vënë duart në institucionet publike dhe është shkaktari që po i demotivon dhe dekuarajon investitorët e huaj, qoftë në aspektin intern, qoftë në atë ekstern.
“Në Kosovë nuk u sigurohet hapësira dhe ambienti i duhur bizneseve vendore, i cili është promovuesi më mirë i një ambienti biznesor. Këtë e shkaktojnë dy mekanizma, mungesa e diplomacisë ekonomike, sepse në Kosovë nuk flitet për ekonomi pa ngjyrime dhe konotacione politike si dhe qasja jo e duhur ndaj diasporës, të cilët analizohen vetëm nga dimensioni financiar”, ka shtuar ai.
Ish-kreu i OEK-ut thotë se gjatë viteve 2007-2009 ka pasur më shumë investime nga investitorët e huaj sesa gjatë viteve 2019-2020. Sipas tij, në rajon Serbia ka mbi 3280 brende prestigjioze nga investitorë të huaj, Maqedonia poashtu posedon një numër enorm të bizneseve te huaja, Shqipëria ka pasur një rritje drastike, përderisa Kosova dhe Mali i Zi mbesin me një numër të kufizuar.
“Deri më sot investitori më i madh në Kosovë ka qenë Sllovenia përmes Ipkos, telekomi slloven, Banka NLB, si dhe Turqia është shumë aktive përmes bankave komerciale”, thotë Gërxhaliu.
Njëjtë mendon edhe Sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Parim Bajrami i cili thotë se arsyet e mungesës së investitorëve janë mungesa e stimujve që qeveria duhet t’i ofrojë.
“Kordinimi jo efikas në mes të institucioneve të nivelit lokal dhe qëndror, infrastrukturat jo adekuate si dhe ekonomia formale që vazhdon të krijoj pengesa për investitorët e rinjë”,ka thënë Bajrami.
Kosova tashmë e ka edhe Ligjin për Investimet e Huaja, mirëpo vetëm baza ligjore nuk ka mjaftuar deri më tani për të tërhequr investitorë. Për këtë duhet edhe vullnet politik.
Nga raportin Institutit për Ekonomi dhe Treg të Lirë evidentohen disa nga barrierat që hasin investitoret e huaj në Kosovë, të cilat janë: Besueshmëria institucionale, pengesat fiskale, ligjet dhe implementimet, pengesat administrative, resurseet njerëzore, qasaj në financa, kostoja e fitimit, korrupsioni.
Nga ana tjetë, raporti nga Demokracia për Zhvillim (D4D) flet për trendet që fokusohen investitorët e huaj në Kosovë. Pasuritë e patundshme marrin pjesë me përqindjen me të lartë në investimet e huaja, me 63 për qind. Investimet në patundshmëri kryesisht vijnë nga diaspora. /Buletini Ekonomik/