Qeveria Hoti nis “kapjen” e bordeve: Dalin emrat e LDK-së e AAK-së që u emëruan në Postë e Infrakos

Qeveria e Kosovës ka emëruar dy zyrtarë të LDK e AAK në bordet e ndërmarrjeve publike.

Erdhi në krye të qeverisë me premtimin se do të depolitizojë ndërmarrjet publike.

Por, Avdullah Hoti bëri pikërisht të kundërtën e asaj qe tha.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës emëroi bordet e përkohshme të Trepçës, Postës së Kosovës e Infrakosit.

Reklama e sponzorizuar

E në krye të kësaj të fundit, Hoti vendosi kandidatin për deputet të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, Brahim Selimaj.

Selimaj ende ka posterin e fushatës në fotografitë e publikuara në profilin e tij në Facebook.

Por ky nuk është rasti i vetëm që qeveria kapi bordet.

Anëtarë i bordit të përkohshëm të Trepçes u emëruar anëtari i AAK-së, Esat Peci, i cili kishte kandiduar edhe për kryetar të Mitrovicës.

Madje Peci kishte shkruar një status mjaft kontravers gjatë kohës së qeverisë Kurti.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit, por edhe nga vetë të emëruarit, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkohë analisti Imer Mushkolaj kritikon ashpër koalicionin qeverisës, për këtë çështje.

Se Lidhja Demokratike e Kosovës njihet për politizim të ndërmarrjeve publike, e thotë edhe hulumtuesi Besnik Boletini.

Ndryshe edhe qeveria Kurti kishte emëruar 4 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në këto borde.