Qeveria merr vendim: Ndalohet organizimi i punëtorive jashtë vendit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u morë vendim që të ndalohet organizimi i punëtorive jashtë vendit, të cilat zhvilloheshin nga ministrisë, agjencitë dhe njësitë e tjera brenda sistemit ministror.

Zv/ministri i Financave, Agim Krasniqi deklaroi se me këtë vendim synohet që mjetet monetare të mbesin brenda ekonomisë kosovare dhe jo të dalin jashtë saj, transmeton lajmi.net.

Njëkohësisht u theksua se vendimi në fjalë nuk vlen për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare.

Reklama e sponzorizuar

Lidhur me këtë, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, propozoi që të rinovohet kompleksi në Blinajë që sipas tij do të mund të bëhej me pak investime.

“Pastaj takimet e Qeverisë së Kosovës do të mund t’i mbanim në objekt publik”, tha ai.