Rama: Mini-Schengeni transformon rajonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se projekti i Mini-Schengenit ballkanik është projekt transformues për rajonin.

Në konferencën për media me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së dy qeverive, Rama ka thënë se projekti do të ndikojë drejtpërdrejtë në të ardhmen.

“Schengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Është projekt që asnjë burrë në çfarëdo moshe qoftë s’mund ta marri peng dhe s’duhet ta vonojë duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë këtej e andej bjeshkëve. Schengeni rajonal është projekt i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në një të ardhme shumë më të mirë për rininë tonë, fëmijët tanë e nipërit. Projekt transformues për mënyrën e të jetuarit në rajon e duhet të bëjmë çmos të shkëputemi nga e shkuara dhe është transformuese edhe për çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia që mund të bëhet vetëm përmes durimit e aftësisë për të fituar betejën diplomatike jo ushtarake. Kosova është vend evropian dhe kjo nuk zhbëhet”, ka deklaruar ai.

Reklama e sponzorizuar