Rritje e madhe e çmimit të biletave, mbi 500 euro për një drejtim Zvicër-Kosovë

Çmimet e biletave të fluturimeve janë rritur dukshëm pas shtimit të kërkesave nga bashkatdhetarët, pas heqjes së kufizimeve për shkak të Covid-19.

Qytetarët, të cilët ateruan mëngjesin e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, thanë se menjëherë pas lajmërimit nga autoritetet zvicerane, për heqjen e Kosovës nga lista e kuqe, janë përballur me çmime shumë të larta të biletave, raporton KOHA.

Ata thonë se kanë paguar deri në mbi 500 euro për një biletë për të ardhur në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Derisa, për disa të tjerë çmimi nuk kishte rëndësi, pasi që vinin në pushime në Kosovë, pas një kohe të gjatë.

KOHA ka biseduar me disa nga kompanitë e fluturimeve që operojnë linja nga Kosova për në vende të ndryshme të botës, dhe ata prapa kamerës kanë thënë se agjenci të shumta po i rrisin çmimet e biletave dhe jo ata.

Derisa nga Aeroporti kanë thënë se kjo nuk është kompetencë e tyre, por vetëm kanë treguar se që nga 27 shtatori është rritur dukshëm numri i flurimeve nga Zvicra për në Kosovë.