Rritje e shpejt e borxhit publik

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në 1.3 miliard euro deri në qershor 2020, një rritje prej 16.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 22.5 përqind (që ka arritur në 884.5 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka arritur në 429.6 milionë euro, apo njw rritje prej  4.9 përqind.

Reklama e sponzorizuar

Sipas raportit të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK) mbi Vlerësimet Tremujore të Zhvillimeve Makroekonomike thuhet se pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin publik është zvogëluar në 32.7 përqind, nga 36.2 përqind sa ishte në TM2 2019.

“Sidoqoftë, ky nivel i ulët i borxhit publik mund të rritet shpejt në të ardhmen si rezultat ndikimeve negative të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës dhe planeve të qeverisë për ta financuar deficitin buxhetor nëpërmjet borxhit publik” thuhet në raportin e BQK-së. /Buletini Ekonomik/