Shala: Dokumentet e AKP-së janë të ruajtura në arkivin e BE-së

Sejdi Hoxha, anëtar i komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës rreth procesit të privatizimit, e ka pyetur Ahmet Shalën nëse ka njohuri se janë djegur dosjet apo dokumentacionet e AKP-së.

Por ish-zëvendës drejtori menaxhues i AKM-së, Shala, ka thënë se gjithë dokumentacioni është i skenuar dhe ruhet në arkiva të BE-së.

“Të gjitha dokumentacionet janë të skenuara dhe ruhen në arkivin e BE-së. Frika se kanë humbur dokumentet ka qenë e madhe dhe nuk e di se pse nuk është sqaruar kjo çështje asnjëherë. AKP-ja do të duhet të kërkonte qasje në serverët e Bashkimit Evropian ku janë të gjitha dokumentacionet. Nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, ka thënë Shala.

Reklama e sponzorizuar

Hoxha ka thënë se ky është lajm i mirë dhe se është dëshmi që nuk e pengon procesin e këtij hetimi të Komisionit Parlamentar për Privatizim.