Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është duke e intervistuar ish-zëvendës drejtorin menaxhues të AKM-së, Ahmet Shalën.
“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit që nga viti 2002 deri më 2007. Procesi i punësimit tim është bërë me konkurs të hapur. Kam qene i punësuar i Unionit Evropian dhe jam financuar nga Unioni Evropian. Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, fatkeqësisht asnjëra nuk e mbërrin objektivin për të cilin janë dizajnuar.
Procesi i privatizimit i është përshtatur rrethanave politike dhe juridike. Pa marrë parasysh kritikave që ka pasur si proces ka qenë më transparent dhe me i pa manipulueshëm i mundshëm, flas për periudhën sa kam qenë aty. Kriteri subjektiv pothuajse është anashkaluar plotësisht”, ka deklaruar Shala.