Rreth 40 mijë shqiptarë nga Shqipëria janë kapur duke qëndruar ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian vetëm gjatë vitit 2019.
Këto shifra duket se janë shndërruar në një shqetësim edhe për Bashkimin Evropian të cilët tashmë janë duke bërë një analizë të detajuar dhe pritet që të dalin me një raport për secilin shtet.
Nga ky raport do të varet edhe vendimi që do të merret për secilin shtete veç e veç.
E problemi me shifrat shumë të larta të emigrantëve ilegal nga Ballkani Perëndimor mendohet se është edhe një prej shqetësimeve kryesore për shtetet anëtare, meqë ekziston frika qe edhe kosovarët mund t’ia mësyjnë Evropës ilegalisht, meqë kushtet socio-ekonomike janë në nivele tëpër të ulëta.
Instituti Epik ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me numrin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE.
Sipas këtij instituti në vitin 2019, gjithsej 66,325 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE – një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2018. Në këtë rritje ka kontribuar kryesisht Shqipëria.
Prej këtij numri prin Shqipëria, ku 37 mijë e 460 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE në vitin 2019.
Shifrat e larta të emigrimit ilegal të shtetasve të Shqipërisë është duke ndikuar negativisht edhe tek vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian përfshirë
“Në vitin 2019 37,460 qytetarë të Shqipërisë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Top tre vende të BE-së ku janë zënë qytetarë të Shqipërisë duke qëndruar ilegalisht janë: Gjermania (7,480), Greqia (10,030) dhe Franca (4,430)”, thuhet në statistikat e publikuara nga instituti Epik.
Në vitin 2019, Kosova ka shënuar nivelin më të ulët historik të emigrimit ilegal. Gjatë këtij viti 4 mijë e 335 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE.
Top tre vende të BE-së ku janë zënë me qëndrim ilegal qytetarë të Kosovës janë: Gjermania (2,165), Franca (620) dhe Kroacia (465).
https://www.facebook.com/epikinstitute/posts/2775688879368989