Sot pritet të ndahen patentë-shoferët e parë ndërkombëtarë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Ceremonia do të mbahet sot më 14 tetor, duke filluar nga ora 10:00, në Objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri i MPB-së, Agim Veliu, edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë.