Walker: Temat ekonomike nuk mund ta zgjidhin problemin Kosovë-Serbi

Ambasadori William Walker në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe ka thënë se temat ekonomike nuk mund të zgjidhin problemin politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Walker ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian se nuk ka pasur sukses në negociatat Kosovë-Serbi.

“Presidenti Trump sigurisht që është më i interesuar për çështjet ekonomike sesa ato politike dhe problemet e të dy vendeve – nëse këto marrëveshje ekonomike kanë sukses, nëse krijojnë vende pune, zhvillim, tërheqin investime të huaja, do të ishte mirë për rajonin. Sidoqoftë, kam frikë se trajtimi vetëm i çështjeve ekonomike nuk do të zgjidhë problemet politike që mbeten të hapura dhe me të cilat Bashkimi Evropian po merret në negociata për vite me radhë pa shumë sukses, “tha Walker në një intervistë për BBC në Serbisht.

Reklama e sponzorizuar

Walker ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik në Uashington nuk do të zbatohet marrë parasysh largimin e mundshëm të administratës Trump.

“Unë nuk mendoj se premtimet e dhëna në pjesën ekonomike të marrëveshjes do të përmbushen – kjo Shtëpi e Bardhë është e njohur për të thënë fjalë të mëdha në sferën ekonomike dhe në Amerikë që nuk u bënë të vërteta. Nëse kësaj i shtoni se Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij mund të largohen nga detyra brenda disa javësh, ata mund të mos jenë në gjendje të zbatojnë këtë marrëveshje “, ka thënë Walker.