13 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, duke e çuar shifrën totale të vdekjeve në 822.
Të vdekurit janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).
IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 501 raste të reja nga 1361 mostra të testuara.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 29.117. Rastet e reja janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 250 pacientë, ndërsa shifra totale e të shëruarve ka arritur në 17.305. Raste aktive janë 10.990.