765 raste të reja e 11 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

11 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 765 raste të reja, sipas raportit të së shtunës së Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1791 testime. Të dhënat tregojnë se 42 për qind prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Në gjithë vendin janë regjistruar 28 mijë e 616 raste pozitive nga fillimi i pandemisë e deri tash. 809 prej tyre kanë vdekur, ndërsa me shtimin edhe të 192 të të shëruarve të shtunën, totali i të shëruarve ka arritur në 10 mijë e 752. Janë edhe 10,752 raste aktive.

Reklama e sponzorizuar

Të vdekurit e regjistruar të shtunën janë nga Gjilani (71, 71, 69 vjeç), Prishtina (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj (50 vjeç), Gjakova (70 vjeç), Mitrovica (76 vjeç), Prizreni 1 rast (77 vjeç), Vushtrri (70 vjeç).

Rastet e reja positive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.