A do të futet Prishtina në karantinë, Komiteti takohet pasdite

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 do të mbajë sot takim për të shqyrtuar  situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona.

Në këtë takim pritet që të merren edhe disa vendime të tjera përmes së cilave vendi synon që ta ndalojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Takimi i komitetit do të fillojë në orës 16:3- në ambientet e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 286.

Instituti po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 21,545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829.

Aktualisht, raste aktive janë 5,002.