Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar sot se Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike minimumi duhet të jetë 1 miliardë euro.
Ahmeti po thotë se edhe nëse kalon ligji i Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, nuk ndryshon asgjë për shumicën e popullatës.
Ai përmes një tweeti ka thënë se 210 mijë qytetarët sa ka Prishtina, vetëm 9500 janë kontribuues në Trustin Pensional.
“Janë 9500 kontribuues në Trustin Pensional nga Prishtina. 9500 nga 210 mije sa janë zyrtarisht në Prishtinë njerëz. Edhe po të kalon ligji i rimëkëmbjes kjo nuk ndryshon asgjë për shumicën e popullatës. 1 miliardë minimum duhet të jetë projekti i rimëkëmbjes”, tha ai në Facebook.