Ahmeti: Taksa për të hyrë në qendër të qytetit e vlefshme edhe për prishtinasit

Kryetari i  Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar propozimin e tij në lidhje me taksën e përfolur për veturat në Prishtinë.

Në Rubikon të Klan Kosovës ai u shpreh se e ashtuquajtura ‘taksa prej 10 eurosh’ për të cilën tha se nuk ka pasur asnjëherë përcaktim të çmimit, nuk kishte të bënte me ata që në kryeqytet vijnë nga qytetet tjera.

“Nuk kemi të bëjmë me rampa në hyrje të qytetit, se së pari është antikushtetuese me ia ndalu lëvizjen dikujt. Reagimi i qytetarëve të Prishtinës për një propozim që nuk është bërë, ishte i ndryshëm, madje kishte edhe të tillë që më kanë shkruar duke më thënë ‘bëjë jo 10 por 50 euro’ dhe kjo vjen për tollovinë që bëhet në qytet”.

Reklama e sponzorizuar

Janë dy çështje që ndikojnë në ndotje të ajrit në kryeqytet: ngrohja individuale dhe trafiku”.

“Do t’i lidhim Tophanen, Vranjevcin dhe disa lagje të tjera me ngrohje, me idenë që gjatë 3-5 vjetëve të ardhshme nuk do të kemi më qytetarë që kanë nevojë të ngrohen me qymyr, dhe e dyta është ta zvogëlojmë numrin e veturave”.

“Hyrja në qendër të qytetit me veturë do të kushtonte më shtrenjtë – si për prishtinasit ashtu edhe për të tjerët, pra ky ka qenë propozimi dhe ai që do me shëtitë nëpër qendër duhet të llogarisë që të duhet të paguajë”, u shpreh Ahmeti.