Anglia ka hyrë në një izolim të ri katërjavor, duke filluar nga sot. Baret, restorantet, bizneset jo-thelbësore, pub-et e palestrat do të jenë të mbyllura deri në 2 dhjetor. Cilido që do të shkelë rregullat, do të ndëshkohet nga Policia e Shtetit.
Mbretëria e Bashkuar raportoi rritjen e saj të dytë më të madhe ditore të rasteve të reja me Covid-19 të mërkurën, me mbi 25 mijë të infektuar në 24 orë.
Pandemia e koronavirusit dhe një parashikimi i pasigurt për shkak të Brexit, ka nxitur Bankën e Anglisë të hedhë 150 miliardë paund të tjera (195 miliardë dollarë) në ekonominë e vendit pas paralajmërimit të një recesioni të dyfishtë.
Banka qendrore deklaroi sot se do të mbante normat e interesit të pandryshuara në një rekord të ulët prej 0,1% por do të rrisë blerjet e saj të obligacioneve qeveritare në 875 miliardë paund.
“Kufizimet e paraqitura për të trajtuar një rritje të shpejtë të rasteve të Covid-19 do të peshojnë në shpenzimet e konsumatorit në një masë më të madhe sesa banka kishte parashikuar në gusht, “duke çuar në një rënie të PBB-së” në tremujorin e katërt të këtij viti”, shtoi ajo.
Bllokimi i ri dhe bisedimet e pazgjidhura mbi një marrëveshje tregtare pas Brexit me Bashkimin Europian la perspektivën e ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar të dukej “jashtëzakonisht e pasigurt”, tha Banka e Anglisë.