Themeluesi i kompanisë amerikane Microsoft, Bill Gates, është një nga njerëzit më të pasur në botë, dhe pret që vaksina kundër coronavirusit të jetë më e disponueshme në mbarë botën.
Efikasiteti i vaksinave të dëshmuara gjatë testimit të tyre, është një sinjal se ky mund të jetë rasti ideal edhe me vaksinat tjera që janë duke u zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Për këtë ai vlerëson se do të jetë më i lehtë prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave në mbarë botën, në veçanti në vendet që janë në zhvillim e sipër.
“Duke marrë parasysh lajmet e mira që na vijnë nga Pfizer dhe Moderna, mendoj që është e mundur që vaksinat nga AstraZeneka, Novax dhe Johnson and Johnson të tregojnë një efikasitet të ngjashëm”, thas Gates në një samit që zhvillohej online.
Edhe shkencëtarët kanë pritje të ngjashme me ato të Gates, shkruan Business Insider. E deklaratat e Gates kanë pasuar pasi që Moderna të hënën njoftoi se vaksina e tyre është me efikasitet më lartë nga ajo që po e zhvillon Pfizer dhe BioNtech.