Ditë më parë kompanisë publike, Telekomi i Kosovës, iu janë bllokuar llogaritë, raporton Gazeta Express.
Rrjedhimisht, punëtorët e kësaj kompanie kanë paralajmëruar se sot do të shpalosin masat që do t’i ndërmarrin.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020 në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.
Punëtorët e Sindikatës, ditë më parë kanë bërë të ditur gjithashtu se tashmë ka filluar edhe tërheqja e borxhit nga llogaritë.