Çmimi i naftës shënoi një rënie rekord në pesë muajt e fundit të hënën, pas izolimeve të reja të vendosura në disa vende të botës për shkak të koronavirusit.
Shumë ekonomi kanë forcuar kufizimet përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, ndërsa përballen me një shkallë të intensifikuar infektimesh.
Frika është se masat e reja të izolimit do të dëmtojnë më shumë rritjen ekonomike dhe kërkesa për naftë do të bjerë. Tregjet ndërkohë janë të shqetësuara edhe për ecurinë e zgjedhjeve në SHBA.
Në bursat aziatike, çmimi i naftës bruto, Brent, ra në 35.74 dollarë për fuçi, një nivel ky që nuk regjistrohej që nga maji i vonë.
Çmimi i naftës Brent është një tregues për çmimin e naftës në përgjithësi dhe është 45 për qind më i ulët krahasuar me fillimin e vitit.
Situata e lidhur me pandeminë ka rënduar shumë edhe mbi kompanitë e energjitikës me British Petroleum dhe Shell që kanë njoftuar reduktimin e mijëra vendeve të punës këtë vit.