Gjermania ndihmon financiarisht aeroportet

Gjermania ka rënë dakord që t’i japë më shumë ndihma financiare aeroporteve, në përpjekje për të shpëtuar vende të punës dhe ruajtur infrastrukturën, pasi Covid-19 po vazhdon të godasë industrinë e aviacionit. Berlini do të diskutojë mundësitë financiare me shtetet për aeroportet në javët e fundit.

Rënia e numrit të pasagjerëve nënkupton se  25-30% të 180,000 vendeve të punës në aeroportet e Gjermanisë janë nën rrezik, sipas Ministrit të Transportit, Andreas Scheuer.

Aeroporti i ri i Berlinit u hap të Shtunën e kaluar, ndërkohë që industria e aviacionit po has vështirësi për mbijetesë dhe nuk pritet të gjenerojë të ardhura për të paguar të gjithë borxhet.

Reklama e sponzorizuar

Industria Gjermanie ka kërkuar për kompensim deri në 1 miliardë euro, për të mbuluar kostot e mbajtjtes së aeroporteve të hapura, edhe nëse nuk ka trafik prej karantinës. Qeveria po vlerëson mundësitë e mbulimit të humbjes në të ardhura, për të parandaluar rritjen e madhe të tarifave për linjat ajrore, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.

Qeveria kërkon gjithashtu të zgjerojë itineraret e gjata, që janë përfituese për kompanitë, por janë pezulluar kryesisht prej Covid-19.

Për ta bërë këtë, autoritetet po planifikojnë regjime të testimeve dhe karantinës me zyrtarët e shëndetësisë.  Mbështetjet për sektorin e aviacionit ndryshon tek shtetet në Evropë, me Gjermaninë dhe Francën që janë kontribuesit më të mëdhenj nëpërmjet ndihmave tek Lufthansa dhe Air France.