Inspeksioni në Prishtinë ka dënuar dëmtuesit e dy pemëve në një park të Prishtinës.
Sipas njoftimit bëhet e ditur fjala është për dy pemë të shkatërruara javën e shkuar në lagjen “Dardania”. Shkaktarët e këtij dëmi janë dënuar më 500, përkatësisht 200 euro.
Komuna e Prishtinës ka investuar në këtë lagje për mbjelljen e drurëve dhe krijimin e ambientit për pushim e rekreacion të banorëve, sidomos të fëmijëve dhe shpesh ka tërhequr vërejtjen që ky gjelbërim të ruhet.









