Këto janë bizneset që u lejohet puna sot dhe nesër

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja të mbrojtjes nga pandemia COVID-19, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku ndalohet veprimtaria disa subjekteve afariste dhe bizneseve.

Sipas këtij vendimi, puna gjatë kësaj fundjave u lejohet vetëm: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Reklama e sponzorizuar

Do të vazhdojnë edhe shërbimet edhe institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

“Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.