Kllokoqi paralajmëron se të hënën do të ketë protestë masive nga gastronomët

Sot është mbajtur protestë nga gastronomët para lokaleve të tyre pas masave të reja që u morën për mbylljen e vendit për fundjavë në Kosovë.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës tha se kjo protestë është një paralajmërim që të hënën do të ketë protestë masive.

Reklama e sponzorizuar

“Masat janë ashpërsuar tepër, ndërsa shpenzimet po vazhdojnë. Ne me këtë protestë vetëm e kemi paralajmëruar protesten e së hënës e cila do të jetë masive”, tha Kllokoqi për media.

Gastronomët e Kosovës po kërkojnë pako të veçantë për ndihmë ekonomike nga Qeveria e Kosovës për këtë sektorë.