KMDLNj: Mbyllja e bizneseve pa miratim të planit për rimëkëmbje ekonomike, hap drejtë anarkisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut tha se vendimi i Qeverisë për mbylljen e shtatë komunave gjatë vikendit nuk ka rezultuar i suksesshëm, duke shtuar se mbyllja e bizneseve pa i dhënë asnjë përkrahje është shkelje e të drejtës për punë, përcjell Ekonomia Online.

Poashtu, KMDLNj ka theksuar se është krejtësisht e pamoralshme dhe e papranueshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votojnë programin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Më poshtë komunikata e plotë e KMDLNJ-së:

Reklama e sponzorizuar

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Shëndetësisë , në përpjekje për ta luftuar pandeminë të shkaktuar nga COVID -9 e bëri një mbyllje “ kreative “ për shtatë qytete në Kosovë duke i futur në një karantinë të pjesshme dhe duke caktuar orarin dhe profilin e bizneseve që lejohet të punojnë gjatë këtij karantinimi. Realisht , numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Kosovë është rritur shumë por se nuk dallon aspak nga trendet në vendet tjera . KMDLNj , edhe më heret ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa kufizuese për të mbajtur nën kontrollë apo parandaluar eskalimin e situatës , gjithnjë duke marrë parasysh interesin e qytetarëve. Mbyllja e shtatë qyteteve në Kosovë jo që nuk e arriti qëllimin e pritur por e pati efektin e kundërt , si në rritjen e të infektuarve ashtu edhe të viktimave. Madje , në raportin e së dieles del se numri i të infektuarve ishte mbi 700 e që , nëse krahasohet me numrin e testuarve del se 50% e të testuarve kanë dalur pozitiv . Raporti i sotit do ta pasqyron efektin definitiv të karantinimit të shtatë qyteteve në Kosovë e që do të duhej t’iu shërbejë vendimarrësve për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmën.

Gastronomët , që u dëmtuan më së shumti protestuan kundër masave
të Qeverisë së Kosovës dhe për këtë përfaqësuesit e tyre u dënuam me nga 500 euro gjobë e që për KMDLNj –ë ,aq sa është i padrejtë , është edhe kundër çdo logjike aq më parë që Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar bizneset e rrënuara apo që janë në prag të rrënimit . Mjetet nga Pakoja Emergjente që kohë më parë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës , KMDLNj i konsideron si mjete paliative apo intervenime që u jipen atyre që janë buzë vdekjes, jo për t’i shpëtuar por për t’ua zvogëluar dhembjet para vdekjes së pashmangshme. Sepse, të mbyllësh bizneset, cilatdo qofshin ato e që paguajnë tatim , pa i përkrahur ato, në fakt është kontribut për falimentimin e tyre , me shumë vende pune të humbura , kriza ekonomike dhe tensione sociale e që pashmangshëm do dhe duhet të çojnë në protesta që duhet të përkrahen nga të gjithë . Mbi të gjitha është shkelje e të drejtave të njeriut , e drejta për punë , në radhë të parë.

Për KMDLNj është krejtësisht e pamoralshme dhe e papranueshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votojnë programin për Rimëkëmbje Ekonomike aq më parë që ata duhet ta përfaqësojnë dhe mbrojnë interesin e qytetarëve ( votuesve ) pavarësisht subjektit që e përfaqësojnë. Të bëhen lojëra për përfitime politike në kohën kur pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë galopante po shkojnë drejtë varfërimit të skajshëm nuk ka të bëjë asgjë moralin njerëzorë , në radhë të parë , e pastaj atij politik aq më parë që pagat , shumë të shëndosha për deputetët i marrin nga ata që po varfërohen dhe po bëjnë përpjekje , jo për një jetë më të mirë por për mbijetesë. Shteti duhet të sigurojë lehtësira për të gjitha bizneset në përpjekje për rimëkëmbjen e tyre sepse nga ato tatime edhe mbushet Buxheti i Kosovës. Serbia psh., deri më tani ka ndarë nga 5 paga për të punësuarit në ndërkohë që Kosova ka ndarë vetëm nga dy paga sikur edhe të gjitha vendet e rajonit. Nga Pakoja Emergjente është dashur të përfitojnë të gjithë ata që janë atimpagues të rregullt pavarësisht a janë biznese , media , OJQ apo ushtrojnë ndonjë aktivitet tjetër. Pakoja Emergjente ka diskriminuar disa kategori të tatimpaguesve , padrejtësisht.

KMDLNj e kundërshton çfarëdo kufizimi të bizneseve , pa asnjë dallim , nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit . Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrëmihëse e shumicës së bizneseve sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq , sa i përket parave të Trustit të Pensioneve , KMDLNj mendon se ato para janë të qytetarëve të Kosovës që i kanë kursyer e jo të Trustit dhe ata duhet të vendosin se sa para duan t’i tërheqin. Shuma e lejuar prej 10 % është diskriminuese aq më parë që për paratë e deponuara në Trust qytetarët nuk përfitojnë asgjë , madje as kamatat e ligjshme në ndërkohë që Trusti bënë tregti me parat e qytetarëve në tregjet ndërkombëtare , pa u pyetur fare pronarët e vërtetë të atyre parave e që janë qytetarët e Kosovës.