Dy tenderë të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me vaksina sezonale kishin dështuar për shkak të çmimit të lartë.
Nga 18.80 deri në 22 euro për copë ka qenë çmimi në këta tenderë.
Megjithatë çmimi në barnatore private i një vaksine sezonale është shumë më shtrenjtë se viteve të kaluara në tregun privat por më lirë së në ofertat e tenderëve të MSh-së. Nga 13-17 euro po shitet një vaksinë e gripit sezonal në tregun me pakicë, raporton KOHA.
Këto vaksina janë katërvalente me fuqi më të madhe të reagimit.
MSH-ja ka planifikuar që të tilla t’i blejë 500 mijë copë. Për 165 mijë blerja është nënshkruar në prill të këtij viti, përmes prokurimit të UNICEF-it. Çmimi për një vaksinë ka kushtuar 5.10 euro.
pjesën tjetër Kosova, planifikon ta bëjë përmes prokurimit të MSh-së. Oferta e një kompanie farmaceutike për çmimin me shumicë ishte 22 euro për një vaksinë.
Sipas organizatave ndërkombëtare vaksinimi sezonal duhet të nisë nga mesi i muajit tetor. Në Kosovë ende nuk kanë arritur as vaksinat e para të blera përmes UNICEF-it, në muajin prill.