Kosova nuk vendos teste PCR për Maqedoninë e Veriut përkundër rasteve të shumta

Qeveria e Kosovës të shtunën vendosi masa të reja kundër përhapjes së Covid-19.

Por, përkundër që shteti fqinjë, Maqedonia e Veriut, nga i cili është fluksi më i madh i lëvizjes, po raporton mbi një 1 mijë raste brenda 24 orëve, Kosova nuk e ka shqyrtuar mundësin e vendosjes së testi PCR, edhe pse një gjë të tillë e beri për disa shtete të BE-së.

Medina e Veriut kishte mbyllur kufijtë më Kosovës dhe kishte vendosur teste PCR në kufi për qytetarët, gjatë muajit korrik, kohën kur vendi ynë po raporton mbi 200 raste me Covid-19.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në korrik kishte miratuar një vendim, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, gjatë hyrjes në këtë shtet, duhet të kenë testin negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Si mas reciprociteti, të njëjtin vendim e mori edhe Qeveria e Kosovës me 13 korrik, ku kërkohej test negativ për COVID-19 për qytetarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Maqedonia hoqi testet PCR tek me 12 shtator, kur Kosova po raportonte me pak se 50 raste me koronavirus.

Po ashtu ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me 12 shtatori njoftoi se sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga ajo ditë, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Por që tha se testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit

“Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19. Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit”, kishte njoftuar Zemaj me 12 shtator.

Ndërkohë, në javët e fundit Kosova ka vendosur teste PCR për Gjermaninë, Danimarkën, Qipron, Sllovakinë, Spanjën, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Rumaninë, Belgjikën, Çekinë, Austrinë, Irlandën, Hungarinë, Luksemburgun, Islandën, Slloveninë, Maltën, Poloninë, Kroacinë, Lihtershtajnim dhe Portugalinë e Bullgarinë.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vet-izolim.

Përkundër interesimit të lajmi.net për të kuptuar nëse Kosova do ta shqyrtojë mundësin e vendosjes së testit PCR për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara.

Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka raportuar  1 mijë 085  raste të reja me COVID-19.

Ndryshe, Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit të ri.

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor, të ndaluar aktivitetin e kanë edhe bizneset e sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Vetëm sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojë me kapacitete të plota.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen që të dalin në zyre dhe mund të punojnë nga shtëpia.

Ndërkaq, personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.