Çdo ditë e më pak, qytetarët e Kosovës po e përdorin trenin si mjet për lëvizje dhe transport të mallrave.
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binar hekurudhor për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disell dhe dy trena motorik. Lokomotivat bartin 10 vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e tretë të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 15 mijë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 48.97 për qind .
Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2020 është rreth 16 mijë ton, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019 ka ulje për 86.12 për qind.
Kësisoj, kjo ka bërë që edhe të hyrat e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trainkos” të bijën dukshëm në tre mujore e tretë të këtij viti.