Leku forcohet lehtë në raport me euron

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedha vendase lek u forcua lehtë në raport me euron, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104.73 lekë ose 0.41 lekë më shumë se ditën e mërkurë, duke shënuar një “ringritje” pas rënies që pësojë për tre ditë me radhë që prej fillimit të kësaj jave.

Reklama e sponzorizuar

Euroja ka pësuar një rënie të lehtë me 0.01 lekë dhe këmbehet me 123.80 lekë.

Ndërsa paundi britanik ka thelluar dobësimin e pozitave me 0.26 lekë dhe këmbehet me 138.35 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 114.66 lekë ose 0.02 lekë më shumë se një ditë më parë/ATSH.