Mbyllet rruga ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga dita e nesërme, 18 nëntor, nga ora 09:00 do të mbyllet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik.

Kjo për shkak se në atë pjesë pritet të përfundojë edhe asfaltimi i këtij aksi rrugor dhe deri sa të përfundojë asfaltimi kjo rrugë do të jetë e mbyllur. Prandaj, Ahmeti iu ka bërë thirrje ngasësve të planifikojnë rrugë alternative që nga nesër. /Buletini Ekonomik/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3505145259555296