​Qeveria prezanton masat e reja anti-COVID 19

Qeveria e Kosovës sot do të prezantojë masat e reja kufizuese kundër COVID-19.

Pavarësisht se po kundërshtohet fuqishëm nga bizneset, kryeministri Hoti ka vendosur që të fut vendin në izolim.

Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim të veprimit.

Reklama e sponzorizuar

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid 19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, një vendim i tillë po kundërshtohet sidomos nga bizneset, kur dihet që Qeveria nuk e ka kaluar ende në lexim të dytë Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës.