Mos e lejoni negativitetin në punë

Ne shpesh përballemi me negativitet në rrugëtimin tonë të ndërmarrësisë, jo gjithçka do të shkojë siç dëshirojmë ne. Nëse dështoni, pranojeni atë, ngrituni në këmbë dhe provoni sërish.

Kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, apo jo?

Si reagoni ju gjatë kohërave të vështira ka të bëjë shumë me mentalitetin tuaj. Nëse keni një mentalitet negativ, është shumë e vështirë të përmirësoni diçka. Por, një mentalitet pozitiv do ju ndihmojë të tejkaloni situatat e vështira ose njerëzit dhe t’i vendosni ata në pasqyrën e pasme. Këtu janë pesë mënyra që të mirëmbani një mentalitet pozitiv gjatë kohërave të vështira.

Reklama e sponzorizuar

Largoni të gjithë negativitetin nga jeta juaj

Është e thjeshtë: Nëse rrethoni veten me njerëz pozitivë, atëherë pozitiviteti juaj shpesh do të ketë efekt tek ju. Fatkeqësisht kjo vlen edhe për njerëzit negativë. Kështu që, sikur që do të largoheshit nga një pacient me sëmundje ngjitëse, ju duhet të jeni të gatshëm të distanconi veten nga njerëzit të cilët krijojnë një ambient negativ.

‘’Nuk është gjithmonë gjëja më e lehtë për t’u bërë, por largimi i individëve ose situatave negative nga jeta juaj do të përmirësojë mentalitetin tuaj. Kur mbani një mentalitet pozitiv, ju keni më pak gjasa të dilni nga rruga kur përballeni me një situatë të vështirë’’, thotë Kevin Adkins, Kryeshefi Ekzekutiv i Kenmore Law Group.

E di pa dyshim se distancimi nga negativiteti ka pasur një ndikim të madh në jetën time, edhe personalisht edhe profesionalisht. Largohuni nga negativët në Twitter. Ndani veten nga negativiteti.  Sapo t’a bëni këtë, ju do të jeni në një pozitë të mirë për të trajtuar çdo situatë në jetën tuaj personale ose profesionale.

Gjithmonë kini një plan të detajuar

Sa herë që keni një plan të detajuar, ju do të ngriteni nga përvojat negative më shpejtë. Jacob Taylor, Kryeshefi Ekzekutiv i Luxe Water Walls pajtohet me këtë, duke thënë: “Pa një plan veprimi, një situatë e vështirë do të marrë kohë më të gjatë për t’u tejkaluar. Me një plan, ju e dini se çfarë duhet të bëni nga pika A në pikën B. Kur gjërat bëhen të vështira, mungesa e drejtimit jo vetëm që pengon progresin tuaj por gjithashtu dërgon në një shkatërrim total’’.

Krijimi i një plani të detajuar më ka ndihmuar të arrij të gjitha qëllimet e mia të ndërmarrësisë, pavarësisht se a përfshinin këto qëllime ndërtimin dhe shkallëzimin e një agjensie digjitale të marketingut apo lansimin e një dyqani online në një javë. Një mënyrë e mirë për të planifikuar qëllimet tuaja është të definoni një pikë fillimi dhe një qëllim në fund, pastaj t’a mbushni në mes me sa më shumë detaje që të jetë e mundur.

Unë kam pasur shumë përvoja negative në biznes, por nuk e kam lejuar negativitetin të më dëmtojë. Por, përdorja një mentalitet pozitiv për të vazhduar përpara. Dorëzimi është rruga më e lehtë, por kur mendja juaj është në një vend të mirë, as nuk do t’a konsideroni dorëzimin.

Pranoni realitetin, edhe nëse është një realitet negativ

Jeta e një ndërmarrësi mund të jetë e vështirë, dhe pranimi i realitetit nuk është gjithmonë i lehtë. Ju mund të mendoni se keni idenë më të mirë për një produkt ose shërbim, por tregu thotë ndryshe. Njerëzit mund të mos përgjigjen me pozitivitetin që e keni pritur, ata madje mund të japin reagime negative.

Kur përballeni me një problem, sa më herët që e pranoni realitetin, aq më shpejtë mund të vazhdoni përpara. Në atë moment, ju keni dy zgjedhje: Ju ose mund të humbisni në negativitet ose të qëndroni pozitiv dhe të vazhdoni tek ideja juaj e ardhshme.

James Dyson, krijuesi i pastruesve me vakuum Dyson është një shembull i mirë. Ai krijoi 5,127 prototipë, të gjitha dështime, deri sa prodhoi njësinë e parë të suksesshme.

Kjo ndodhi pas 15 viteve! Nuk e di nëse do të mund të kaloja aq gjatë pa u ndjerë negativisht për procesin, por mund të ju premtoj se mentaliteti i tij pozitiv është përgjegjës për pasurinë e tij të tanishme për të cilën Bloomberg thotë se është më shumë se 8 miliardë dollarë.

Mos lejoni që ndjenjat personale, negative ose pozitive, të ndikojnë në vendimet tuaja të biznesit

Nëse jeni në një situatë me të vërtetë negative, nganjëherë më mirë është të vazhdoni përpara. Nëse mund të largoni ndjenjat tuaja personale gjatë kohërave të vështira, ju do të merrni vendime më pozitive për ju dhe biznesin tuaj.

‘’Ndërmarrësit janë njerëz shumë pasionantë, dhe gjëja e fundit që dikush dëshiron t’a pranojë është se ideja e tij ose e saj është e tmerrshme. Nëse anija po fundoset, ju duhet të jeni në gjendje të kërceni, dhe shpejtë. Duke larguar ndjenjat personale nga situata, ju jeni në gjendje të merrni vendime të cilat ju ndihmojnë të dilni nga një situatë e keqe sa më shpejtë që është e mundur’’, thotë Jacky Chou, themeluesi i Indexsy.

Shumë shpesh, ndjenjat personale dalin në rrugën e biznesit të mirë. Vetëm mbani në mend rregullin e parë: Nëse nuk fitoni para nga ajo, nuk ka asnjë kuptim.

Shndërroni momentet negative në mundësi të reja

Kur diçka e keqe ndodh, si një biznes i dështuar, ju mund ose ta lejoni të ju shkatërrojë ose të ju motivojë. Kur një derë mbyllet, kërkoni një derë tjetër të hapur. Nuk mund të ju tregoj se sa herë kam dështuar gjatë viteve. Më herët, isha i ngecur në një rrugë të negativitetit. E urreja atë që bëja. Pika e vetme pozitive në ndërmarrjet e mia ishte sepse e doja marketingun, i cili në fund më dërgoi në lansimin e agjensisë time të marketingut shtatë vite më parë.

Unë shndërrova diçka që urreja në diçka që e doja. Diçka negative në diçka pozitive. E gjitha për shkak të mentalitetit.

‘’Nëse filloni të përballeni me një situatë negative, kërkoni një mundësi të re. Një situatë e kqe mund të shndërrohet në diçka më pozitive aq gjatë sa mentaliteti juaj është i duhur’’, sygjeron Mark Ortiz, themeluesi i Reviewing This.

‘’Unë kam bërë miliarda dollarë dështime në Amazon.com’’, thotë Jeff Bezos i Amazon. ‘’Me kuptimin e plotë të fjalës miliarda…Kompanitë të cilat nuk e pranojnë dështimin dhe vazhdojnë të eksperimentojnë në fund përfundojnë në një pozitë dëshpëruese.

Mendime të Fundit

Jetesa e ndërmarrësisë është e mirë por jo e lehtë. Ju do të përballeni me shumë negativitet, frustrim dhe dështim. Kështu funksionon biznesi. Gjatë atyre kohërave negative, ju duhet të siguroheni se keni njerëzit e duhur rreth jush. Nëse keni njerëz negativë, atëherë negativiteti i tyre do të ndikojë tek ju. Por nëse keni njerëz pozitivë të cilët ju ndihmojnë të ngriteni në këmbë, atëherë pozitiviteti i tyre do ju mbështesë dhe do t’a bëjë atë rrugë të vështirë më të lehtë.

Nëse ndonjëherë keni nevojë të flisni me dikë kur gjërat bëhen të vështira, më kërkoni. Unë gjithmonë provoj të gjej kohë për ndërmarrësit tjerë. Ju mund të më gjeni në Twitter, Instagram, Facebook ose LinkedIn.