Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se qendrat tregtare dhe supermarketet nuk janë të lejuara që të zhvillojnë aktivitetin “Black Friday”.
“Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftimin që Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të premten.
Kjo ministri ka paralajmëruar shqiptim të ndëshkimeve për ata që shkelin masat.
“Black Friday” është dita e njohur për zbritjet enorme në ekonomi. Ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillin e pati më 1952. Ky aktivitet shënohet çdo të premte të fundit të muajit nëntor.
Në Kosovë, qendra të shumta tregtare e markete të ndryshme kanë paralajmëruar zbritjet për “Black Friday”.