Ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor dhe në ekonomi

Rritja e rasteve, ashpërsimi i masave, mbyllja totale, e vazhdimësia e përkeqësimit të gjendjes me koronavirus në Kosovë, janë duke ndikuar në gjendjen shëndetësore të qytetarëve, e posaçërisht duke prekur edhe anën psikike.

Duke qenë se po bëhen një vit qëkur Covid-19 filloi përhapjen në të gjithë botën, edhe në vend njohja me një situatë të tillë nuk është edhe aq e lehtë për qytetarët, e sidomos dalja me kujdes të shtuar.

Më shumë raste si pasojë e ndikimit të kufizimeve ka pasur kohët e fundit edhe psikiatri, Faton Kutlloci.

Reklama e sponzorizuar

Psikiatri tregon se cila është rruga më e lehtë që duhet ndjekur në mënyrë që fokusi të jetë vetëm për pandeminë dhe pasojat që ajo po sjell.

Në këtë situatë edhe bizneset kanë pësuar rënie në të hyrat financiare.

Si pasojë e kësaj, sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj qytetarët nuk kanë guximin të bëjnë shpenzime të mëdha, por vetëm në lidhje me gjërat esenciale.

Këtë javë, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat duke i ashpërsuar edhe më tej ato, kështu duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve e edhe kohën e operimit të bizneseve.