Në cilat raste mund të lëvizin punëtorët në zonën e kuqe

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka qartësuar dy gjëra sot në lidhje me problemin që po iu shfaqet punëtorëve që po ndalohen nga Policia pas fillimit të orës policore në orën 19:00, me ç’rast janë ankuar shumë nga ta.

Rukiqi ka shkruar sot në facebook se sapo ka marrë konfirmimin nga dy organet përgjegjëse për këtë çështje, ku sqarohet se të gjithë punëtorët që punojnë në zonat e kuqe dhe në ato vende ku ka orë policore mund të lëvizin, përkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë, pas fillimit të orës policore, pra vetëm deri në orën 20:00, porse të njëjtit duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës, deri në ora 19:00, lëshuar nga vet punëdhënësi.

Ndërsa, për punëtorët e kompanive tjera që punojnë me ndërrime, nga sektorët që iu lejohet veprimtaria, pra sektorët që punojnë edhe pas orës 19:00, siç janë: sektori i prodhimit dhe ai i shërbimeve, iu lejohet lëvizja duke ua prezantuar organeve të rendit dokumentin e nxjerrë nga ATK-ja.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë mënyrë, kjo informatë tashmë i është përcjellë edhe Policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të mos ketë asnjë pengesë në lëvizjet e punëtorëve gjatë kësaj kohe. /Buletini Ekonomik/

Postimi i plotë i Rukiqit:

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:

1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;

2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.