Në Kujdesin Parësor Shëndetësor nga tash mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV, krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar deri tash në KPSH.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ në të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSH-së, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSH.
Përmes këtij udhëzimi, institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor u mundësohet edhe kryerja e testeve diagnostike rapide për diagnostikimin e COVID-19.