Nesër bëhen publike masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës nuk pritet që të ketë sot takim për të diskutuar rreth masave të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo, për masat e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë pritet që nesër të vendosë Qeveria Hoti.

Këtë e ka konfirmuar ministëri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit.

Reklama e sponzorizuar

“Nesër në ora 12:00 kryeministri do të dal me konferecë për media lidhur me masat të reja anti-Covid”, ka thënë Krasniqi për Insajderi.

Se sot nuk do të vendoset për këto masa e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Nuk ka ende takim të Qeverisë lidhur me masat e reja anti Covid, nëse do të ketë ju njoftojmë”, ka thënë shkurt Baxhaku.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar dje se do të ndërmarrë masa të reja kufizuese për qytetet varësisht numrit të rasteve pozitive që kanë.

Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë.