Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 546 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,626 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima.
E këto shifra kanë alarmuar edhe profesionistët shëndetësor në Kosovë. Infektologu, Izet Sadiku po paralajëmron për seriozitetin e gjithë kësaj situate.
“Rritja e numrit të rasteve me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjtihë për përballje me COVID19”, shkruan Sadiku.
E sipas të dhënave të IKSHPK’së të martën janë regjistruar edhe 107 aste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 5,002
Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.