Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeveris se Republikës se Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe zhvatjes së Postë Telekomit të Kosovës, siç thonë ata, raporton Ekonomia Online.
Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave.
Sipas tij, kompania Dardafon, ish-Zmobile, i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro.
“Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve”.
Ia ka shtuar se po rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit dhe pagat e punëtoreve.