Kryeministri Avdullah Hoti, është deklaruar rreth gjendjes së krijuar në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të llogarive dhe tërheqjes së mjeteve të kësaj ndërmarrjeje.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth gjendjes së krijuar në Telekom.
Hoti ka deklaruar se kjo tregon më së miri nevojën për të intervenuar sa më shpejt në përputhje me Ligjin, shkruan lajmi.net.
Si duket ky reagim i Hotit vjen pas “kërcënimit”, që punëtorët i bënë Qeverisë së Kosovës gjatë ditës së sotme.