Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, pas protestës së gastronomëve sot, tha se bizneset e përkrahin çdo masë të marrë nga institucionet që ka qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ai më tej ka shtuar se duhet të konsultohen pas cdo vendimi të Qeverisë. Rukiqi thotë është absurde lënia hapur e kufijve dhe mbyllja e bizneseve.
“Ne e përkrahim çdo masë që ndihmon në parandalimin e pandemisë, por ka masa të tjera që mund të ndërmerren, bizneset po e paguajnë faturën e pandemisë, besa edhe me gjoba”, tha ai.
“Kur merren vendime duhet të konsultohemi. Prej mëngjesit 10 institucione që nuk mund ta ma dërgojnë sqarimin se çfarë është market i vogël”.
“Është jashtëzakonisht absurde që të jenë të hapur kufijtë. Shumë persona kanë bë dyndje drejt vendeve të rajonit. Është krijuar një presion psikologjik, që të ketë mundësi të lëviz që të ketë mundësi të argëtohet”.
“Një pare që është e nevojshme ajo pare këto dy ditë do të përfundojë në vendet e rajonit. Në rishikimin e këtij vendimi do të konsultohen edhe me neve”.