Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se edhe punëtorët e sektorit privat janë votues dhe duhet të ndihmohen nga Qeveria.
Rukiqi thotë se këta punëtorë nuk janë të huaj në vend, shume prej tyre po rrezikojnë ta humbin vendin e punës si pasojë e pandemisë.
Shteti ka obligim të kujdeset për mirëqenien e të gjithëve, thotë Rukiqi.
Ai deklaron se nuk po kërkon mbulesë të fitimeve sektori privat, por se po kërkon fonde dhe lehtësi për të mbijetuar.
Ky është postimi i tij i plotë:
Edhe punetoret e sektorit privat jane votues. Nuk jane qytetare te huaj ne kete vend. Shume prej tyre rrezikojne ta humbin vendin e punes, si pasoje e pandemise. Shteti e ka per obligim te kujdeset per mireqenien e te gjitheve. Sektori privat nuk po kerkon mbulese te fitimeve. Po kerkon fonde dhe lehtesi per mbijetese.