Sindikata e telekomit paralajmron protesta dhe grevë që nga e hëna

Sinadikata e Postës dhe Telekomit të Kosovës njofton se kanë marrur vendim që nëse dështon hapja e xhirollogarive të Telekomit dhe fillimi i operimit normal, nga e hëna fillojnë protestat dhe grevat.

Të me datë 16.11.2020 nga ora 13:00, paralajmërohet protesta para Qeverisë dhe greva e përgjithshme.

Kjo sindikatë thotë se pas gjendjes së krijuar me pandeminë dhe kërkesave për dialog kanë pranuar që këtë javë të ketë negociata për gjetjen e zgjidhjes për Telekomin e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Xhirollogratitë e Telekomit ishin bllokuar nga kompania Dardafon për shkak të borgjeve që i kishte PTK kësaj kompanie.

Kjo është komunikata e plotë:

Të nderuar, anëtare/e të FSP-PTK dhe punonjës/e të Telekomit të Kosovës

Pas komunikimeve te vazhdueshme me Kryeministrin z. Hoti dhe ministrin z. Kuçi dhe premtimet qe brenda dy apo tri ditëve do te zgjidhet përfundimisht kontesti me Dardafon dhe Telekomit të Kosovës.

Këshilli i grevave për shkak te gjendjes se krijuar me covid 19 dhe pas kërkesave qe ti jepet hapësirë dialogut ka pranuar qe edhe kjo javë te jetë jave e negociatave përfundimtare për gjetjen e zgjidhjes se qëndrueshme për Telekomin e Kosovës.

Këshilli i grevave ka marr vendim te prere qe nëse dështojnë hapja e xhirollogarive dhe fillimi i operimit normal te ndërmarrjes gjatë kësaj javë, nga e hëna datë 16.11.2020 nga ora 13:00 do te protestohet para Qeveris se Republikës se Kosovës si dhe do te filloi po ata ditë edhe me greva të përgjithshme.