Llogaritë e Telekomit janë zhbllokuar, por marrëveshja me “Drdafon” nuk është bërë publike.
Ditën e hënë protestuan.
E kur aktiviteti i tyre mori fund, punëtorët e Telekomit morën një lajm të mirë për ta.
Llogaritë e kësaj ndërmarrje u zhbllokuan, pasi që palët arritën një marrëveshje me kompaninë Dardafon, që kishte bllokuar llogaritë.
Lajmin për këtë marrëveshje e kumtoi vet ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuci.
Kuqi tutje shtojë se kjo marrëveshje është e përhershme.
E për të kuptuar detajet e kësaj marrëveshje T7 ka kontaktuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Por, këta të fundi nuk kanë kthyer përgjigje, duke thënë se për një gjë të tillë duhet të përgjigjet Telekomi.
T7 ka kontaktuar edhe Telekomin e Kosovës, porse të njëjtit nuk janë përgjigjur.
E se për çfarë janë marrë vesh palët nuk e dinë as Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.
Lamih Balaj, bënë me dije se kanë vendosur që njëherë për njëherë ta ndërpresin grevën.
Balaj shtoi se ata presin që brenda javës edhe të marrin pagën e muajit tetor.
Gjatë kësaj kohe punëtorët e Telekomit kanë organizuar dy protesta për zhbllokimin e llogarive.