Bekë Berisha, e ka pyetur rejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, se kur janë punësuar në këtë institucion tezja e Mimoza Kusari-Lilës, balldëska e Albin Kurtit, djali i Hidajet Hysenit e vajza e Rozeta Hajdarit. Po ashtu e ka pyetur nëse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë ndonjë presion për shpronësim ndonjëherë.
“Tezja e Mimoza Kusarit, balldëzka e Albin Kurtit, djali i Hidajet Hysenit,, vajza e Rozeta Hajdarit. Kur janë punësuar këta njerëz në çfarë kohe dhe cfarë qasje ka pasur Qeveria Kurti me ty sepse kanë qenë shumë agresivë. Dhe, Agim Bahtiri a te ka bo presion për ndonjë shpronësim ndonjëherë?” – ka pyetur Berisha.
Tolaj ka refuzuar të përgjigjet, por pas insistimit të kryesuesit të Komisionit, Hajrulla Çeku, drejtori menaxhues në AKP e ka pranuar se emrat që janë lakuar nga deputetët janë të punësuar në AKP, duke nënkuptuar edhe vajzën e ministrit Blerim Kuçi
E Berisha ka pyetur nëse ka pasur probleme me këta njerëz.
“Unë nuk kujtoj që kemi pasur presion në kuptimine takimeve përveç vendimeve që kanë qenë jo korrekte, nuk ka pasur presione individuale përkundrazi ka pasur hapësirë. Një kolege e jona është propozuar për një bord nuk janë përdorur lidhjet familjare për presione të caktuara për pozita të caktuara”, ka thënë Tolaj.
Ai po ashtu ka pyetur nëse ka pasur komunikim me ish-zëvendëskkryeministrin Haki Abazi, gjatë kohës së Qeverisë Kurti.
“Ne disa here kemi kontaktuar me zvkryeministrin kanë qenë takime zyrtare formale kërkesa sqarime asgjë më shumë”, ka thënë Tolaj.
E Berisha ka pyetur se kur janë punësuar ata persona, ndërsa Tolaj ka thënë se mund ta bëjë një listë që nga viti 2008 për të punësuarit në AKP.