Persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë me 7 mijë e 848 euro në një institucion mikrofinanciar në Fushë Kosovë, raporton Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Raportohet se persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7,848.00 €. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar”, ka bërë të ditur policia.
Ndërkohë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Express se vjedhja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Më datë 15.11.2020 rreth orës 03:00 është raportuar për një vjedhje të rëndë të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Bazuar në rezultatet e para të ekzaminimit si dhe veprimeve të tjera hetimore, janë ngritur dyshimet se nga aty është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur një vlerë të konsiderueshme të parave kesh”, ka deklaruar Borovci.
Ai ka bërë të ditur se në koordinim të veprimeve hetimore me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar dhe po vazhdon të hetojë këtë rast si vjedhje e rëndë.