Zemaj: Më s’do të ketë specialistë të papunë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga sot e tutje të gjithë specialistët do të punësohen në sistemin publik shëndetësor.

Përmes një konference për media, ai ka thënë se nga nesër SHSKUK do të shpallë konkurs për specialistët e papunë.

“Nga sot nuk ka më mjek e specialist që do të mbeten pa punë, të gjithë do të jenë të punësuar. Duhet të kemi mjek sipas nevojës dhe nuk mund të presim ngritje të cilësisë pa mjek dhe ky nuk ka qene vetëm premtim por zotim i qeverise i imi si ministër”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Saudin Maliqi, ka thënë se të gjithë specialistëve iu është hapur dera për punësim.

Ai ka thënë se spitalet janë të mobilizuara që të kalojnë këtë sfidë, pasi siç thotë janë të ngarkuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.