Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtim të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ai thotë se kjo është e domosdoshme për të ruajtur shëndetin publik.
Paralajmërimi i tij vjen në ditën kur në Kosovë u shënuan rekord rastesh te reja me koronavirus – 546. Po ashtu, vdiqën nëntë pacientë si pasojë e COVID-19.
“Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.
Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”, ka shkruar Zemaj në Facebook, pas takimit me komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi.
Tash për tash nuk ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve, por ka kufizim të orarit të punës në sektorin e gastronomisë.