10 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. IKSHPK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 137 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar 381 pacientë.
Prizreni ka regjistruar 3 vdekje, Prishtina 2, ndërsa Drenasi, Gjilani, Obiliqi, Skenderaj dhe Suhareka me nga 1 të vdekur.
IKSHPK-ja njofton se janë testuar 841 persona.