Aeroporti i Prishtinës ka dalë me statistika të reja gjatë vitit 2020. Sipas këtij raporti, 50% më pak ka pasur udhëtarë dhe fluturime, përcjell albinfo.ch.
Sipas Valentina Garës nga aeroporti “Adem Jashari” i Kosovës, në vitin 2020 ka pasur 50% më pak udhëtarë e po ashtu edhe fluturime.
“Pandemia edhe te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur ndikim negativ gjatë këtij viti. Nëse flasim me shifra, krahasuar me vitin 2019 këtë vit kemi pasur përgjysmim të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të thotë se kemi pasur 50% më pak udhëtarë dhe fluturime se viti i kaluar”, tha Gara për RTV Dukagjinin.
Po ashtu, sipas saj, të njëjtat trende priten për aeroportin edhe në kohën e festave të fundvitit.